Kompozitori dhe administratori i Qendrës së Artit Dea në Ksamil, Limoz Dizdari ka denoncuar duke thënë se është kërcënuar.
Në një prononcim për medie Dizdari, ka thënë se kërcënimet kanë për qëllim friksimin e tij, për të hequr dore nga Qendra e Artit të cilën ai vetë e ka shndërruar nga një gërmadhë, në një qendër arti e cila e shërben fëmijëve të qytezës.
"Më kërcënojnë dhe më thonë bëj kujdes se duan të të helmojnë. Ta marr seriozisht, ta marr si të vërtetë. Pse sdel hapur ai të më thotë. Ka diçka që sshkon. Në të njëjtën kohë unë bëra denoncim sepse duhet të ndjek linjën e pushtetit dhe t çosh deri në fund. Dhe mbas 3 javësh që ligji e ka mbas 43 orësh të mbajë qëndrim prokuroria, pas 3 javësh marr në telefon komisariarit dhe më thotë e di por skemi bërë gjë se është me COVID prokuroria.
Po bëhet mbi një muaj që kjo punë po zvarritet. Këtu është një garë e madhe si të bëhej sa më shumë stallë, unë u mundova ta bëjë bibliotekë . E dini se janë mbi 8500 tituj atje brenda dhe sot u shtuan. Janë mbi 150 e ca piktura të teknikave nga më të ndryshmet", tha ai.
Lidhur me personin që i ka sjellë letrën ku shkruan se ka njerëz që duan ta kërcënojnë Dizdari tha se nuk e ka parë sepse ishte maskuar.
"Kërcënimi ishte shumë i sofistikuar hodhën një zarf me një letër brenda dhe kërkonin ndjeksë se nuk mund të identifikoheshin. Shkova në polici mora dhomën operative dhe erdhën menjëherë. Se di ishte errësirë dhe ai kishte hedhur dhe kapuç në kokë. E kishte hedhur letrën. Pse duhet të ndodhë. Unë mund të kem shumë hamendësime por skam të drejtë të vë gishtin. Por sështë e vështirë të merret vesh , se nëse ke vazhduar në një ambient shumë të gjatë të shkeljes së ligjit ti vazhdon të jesh jo ligjor. Ka një jetë të tërë që ligji i lutet shtetit të zbatohet dhe unë heq të zinjë e ullinjve sepse sduan të zbatohet ligji", tha ai.
Më tej Dizdari, thotë se Komisariati i Policisë Sarandë nuk e ka marrë parasysh denoncimin e tij.
“Kërcënimi ishte shumë i sofistikuar hodhën një zarf me një letër brenda dhe kërkonin ndjeksë se nuk mund të identifikoheshin. Shkova në polici mora dhomë n operative dhe erdhën menjëherë.I kam vënë në të gjithë në dijeni, kryetarin e Kuvendin, presidentin, kryeministrin ambasadën amerikane, gjermane dhe angleze. Cili është gabimi që unë kam, bërë, pse erdha, atje vërtet ishte stallë kuajsh dhe gara ishte me zogjtë pasi kur isha unë dhe i bie pianos pushonin zogjtë. Unë i kam kërkuar shefit të komisariatit, në lidhje me këtë ndjekje pasi është policia ajo që i dërgon materialin prokurorisë por nuk di.
Kërcënimin e parë e kam marrë në 2018 ndërsa ky është marrë me 16 nëntor 2020. Pretendimi ka qenë i një zonje që pretendonte se i kemi marrë pronën por ë nuk rezulton një gjë e tillë. Unë e kam kaluar me qetësi këtë denoncim, nuk ka frikë njeriu nga gjarpri, por gjarpri nga njeriu. Ai që më ka inat le të vijë të ma thotë hapur”, është shprehur ai.
Letra që i kanë dërguar Limoz Dizdarit, ku i thonë se ka persona që duan ta helmojnë
Shiko kush synon te ndertoje ndonje kulle a hotel aty dhe e gjen kercenuesin.Shko ne hipoteke dhe pyet kush eshte interesuar per ate sip.toke.
PërgjigjuKy Oficeri i Policisë Gjyqësore e ka mbiemrin Barjami apo Barajami ?
PërgjigjuNuk shoh ndonje sofistikim, ne cfare thote Limoz Dizdari.M'e duket si perpjekje e tij vete,per te marre vemendje.
Përgjigju