Duartrokitje dhe batuta, gazetarët surprizojnë KLP-në me tortë për 1 vjetorin

Një gjest tepër i bukur ka ndodhur këtë të enjte në sallën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Sot ky këshill mbush plotë një vit pune që kur nisi të funksionojë dhe gazetarët e kronikës të cilët mbulojnë këtë sektor kanë zgjedhur që të surprizojnë anëtarët e KLP me një tortë simbolike për t'ju uruar një vjetorin.

Gazetarët me duartrokitje kanë ndezur qiririn e tortës dhe ja kanë dhënë kreut të KLP, Genti Ibrahimi. Ky i fundit i ka falenderuar për gjestin e veçantë që bënë. Gjatë kësaj atmosfere të këndshme të krijuar nuk munguan as batutat mesa gazetarëve dhe të pranishmëve të tjerë të KLP.

"Shteti ju la përjashtë pa zyra. Meqenëse ju na e keni hapur  derën." dëgjohet të thotë gazetari i Report Tv, Arsen Rusta, duke iu referuar përplasjes për sallën mes KLP dhe KLGJ. Kjo batutë u pritë me të qeshura nga të pranishmit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë