Dubai, avioni përfshihet nga flakët
ulje emergjente, pasagjerët të sigurt

Dubai, avioni përfshihet nga flakët<br />ulje emergjente, pasagjerët të sigurt
Frikë dhe makth është shënuar në orët e para të mëngjesit në avionin Boing 777-300 i cili ishte nisur nga India me 275 pasagjerë në bord.

Ai është detyruar të ulet me emergjencë në aeroportin ndërkombëtar të Dubait pasi u sinjalizua se njëri nga motorët e Boing 777-300 ishte përfshirë nga flakët.
 
Burimet qeveritare konfirmuan se avioni me 275 pasagjerë në bord i cili vinte nga India bëri një ulje emergjente rreth orës 10 e 45.
 
Fatmirësisht pasagjerët u evakuuan dhe nuk u shënuan viktima. Ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë foto dhe video ku tregohet tymi që ka pushtuar avionin.



  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë