DUBAI, 31 gusht /ATSH-AFP/ - Kërcënimi xhihadist në Irak dhe në Siri dhe vendosmëria e SHBA-së për t'u përballur kanë bërë monarkitë e Gjirit Persik të zbusin mosmarrëveshjet e tyre, koshiente që mbështetja e Katarit për Vëllezërit Myslimanë nuk është më një prioritet, sipas analistëve.
Përballë veprimeve të xhihadistëve të Shtetit Islamik që kanë shpallur një "kalifat" mes Sirisë dhe Irakut, monarkitë e pasura të naftës i tremben progresit të xhihadistëve drejt territoreve të tyre, ku një pjesë e opinionit publik është i ndjeshëm për ideologjitë e tyre radikale, shtojnë ekspertët.
"Rreziku më i madh është shfaqur tashmë nga grupet e reja të terroristëve dhe jo më nga Vëllezërit Myslimanë, organizatë e klasifikuar ende terroriste nga Arabia Saudite në mënyrë të veçantë, dekalroi analisti saudit Abdel Aziz Ben Sagr.
Më 5 mars, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini i kërkuan ambasadorit të tyre në Doha, një masë e pazakontë, duke akuzuar katarin për ndërhyrje në çështjet e brendshme të tyre dhe destabilizmin të rajonit duke mbështetur Vëllezërit Myslimanë./
/ec/
/Shqiptarja.com