Një sheik në Dubai vendosi të shkarkojë të gjithë punonjësit pasi gjatë një vizite të papritur në zyrë nuk gjeti asnjërin prej tyre.
 
Pa u menduar 2 herë ai i shkarkoi të gjithë zyrtarët.” Kush ka detyra të rëndesishme duhet të jetë shembull” u shpreh sheiku.

Në një ditë pune krejt normale, Sheik Mohammed gjeti tavolinat krejtësisht bosh, në një kohë që duhet të ishin të mbushura me drejtues të lartë e punëtorë.

Si rezultat i kësaj, nëntë zyrtarë të lartë janë detyruar të dalin në pension, duke përfshirë këtu Abdul Qader al Jasmi drejtor i çështjeve juridike, EISA Al Maidoor drejtor i përgjithshëm dhe Mohammad Abdul Karim Julfar drejtor i përgjithshëm për mbështetjen e korporatave.