Dubai thyen rekord ndërton
hotelin më të lart në botë

Dubai thyen rekord ndërton<br />hotelin më të lart në botë<br>
Vend i cili gjithmonë ka thyer rekorde për hotelet  e shtrenjta dhe më luksoze se vendet e tjera së shpejti do të ndërtojë hotelin më të lartë në botë.

Bëhet fjalë për hotelin “Gevora” i cili pas përfundimit të punimeve do të jetë i lartë plot 365 metra, dhe pritet të hap dyert për mysafirët gjatë muajit shkurt në Dubai.

Ky qytet luksoz këtë vit do të bëhet me hotelin më të lartë në botë, edhe pse hotelet më të larta në botë aktualisht gjenden në po të njëjtin qytet.

Me hapjen e tij, epitetin e hotelit më të lartë do ta humb “JË Marriot Marquis” që gjithashtu gjendet në Dubai.

Hoteli i ri do të ketë 528 dhoma të shpërndara në 75 kate, kurse brenda ofertës pushuesit do të kenë rastin t’i kenë të gjitha – nga shtretërit për dy persona deri të apartamenti “deluxe”.

Ndërkaq, përveç kuzhinës së pasur, aty do të jenë edhe xhakuzit, sallonet e ondulimit dhe pishinat unike.

“Gevora” do të përshtatet shumë mirë me pjesët tjera të qytetit, për faktin se nga muaji në muaj ky qytet është duke u bërë më i madh.

Ky hotel përfundon së shpejti dhe do të shëndrohet një nga mrekullitë e tjera të Dubait.

Redaksia Online
A.D/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore

Media gjermane “Blick”: Vizitoni Shqipërinë, vendin mesdhetar me pasuri historike dhe kulturore