Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri ka vendosur që të rrëzojë vendimin e ish-ministrit të LSI Sokol Dervishaj në qeverinë “Rama 1” duke shfuqizuar 80 linja autobusësh ndërqytetëse.
/Shqiptarja.com
Vendimin Dervishaj e kishte marrë në muajin Korrik duke shkaktuar përplasje në disa linja, një ndër të cilat ishte edhe ajo e Elbasanit që shkaktoi edhe protesta para ministrisë.
Shoqata e Autobusëve protestoi kundër dublimit të linjave të autobusëve ndërqytetës. Sipas udhëzimit të ri do të auditohen të gjitha, ndërsa në funksion do të jenë vetëm ato leje të cilat nuk kanë mbivendosje.
dy.b/shqiptarja.com










