Dueli Partizani- Skënderbeu
‘zbresin në fushë’ edhe presidentët

Dueli Partizani- Skënderbeu<br />‘zbresin në fushë’ edhe presidentët
TIRANË - Të hënën në orën 19:00 Partizani luan me Skënderbeun, për javën e 26-të të Kategorisë Superiore. Një super-sfidë që vë përballë dy kryesuesit e Superiores që vetëm 4 pikë i ndajnë nja njëri-tjetri. Me korçarët kryesues Partizani do të synojë fitoren i favorizuar nga mbështetja e tifozëve të tij. Në prag të këtij dueli janë dy presidentët, Gazmend Demi i Partizanit dhe Ardian Takaj i Skënderbeut që “zbresin në fushë” ku nëpërmjet deklaratave kërkojnë që të ngrenë moralin e skuadrave të tyre dhe të rrisin presionin ndaj kundërshtarit.

Demi: Besoj tek fitorja
Në një duel ku fitorja është detyrim. Për t’i vendosur të kuqtë në pozita mjaft të mira drejt titullit kampion. Presidenti Gazmend Demi beson te suksesi, edhe pse vazhdon të presë më tepër nga ekipi. Por pavarësisht ëndrrës për t’u shpallur kampion pas 23 vitesh, drejtuesi i klubit të kuq kërkon që ekipi të mos vendoset nën presion.

“Partizani akoma nuk po bind, por ka filluar të bindë. Kuptohet, të hënën luajmë me Skënderbeun. Është një ndeshje e vështirë, por kam besim se çunat do të fitojnë. Gjithsesi, një fitore nuk do të thotë që kurorëzohet ëndrra, por jemi në garë. Do të jemi në garë deri në fund me Skënderbeun. Janë edhe 10 ndeshje të tjera. Shpresojmë që ne mos të bëjmë gabime, por pasi të fitojmë të hënën gabimet t’i bëjë Skënderbeun”, tha presidenti i Partizanit.

Takaj presion Partizanit
Presidenti i 5 herë kampionëve radhazi, Ardian Takaj e kalon presionin te rivalët, duke theksuar se me një fitore të korçarëve, Partizani del nga gara për titullin. “Kjo është një ndeshje e rëndësishme, por nuk është më e rëndësishmja e kampionatit, pasi edhe me Partizanin tre pikë vlen. Normale, që rëndësia më e madhe vjen sepse është një duel direkt, por pikët ato janë.

Mund të fitosh me Partizanin dhe të gabosh me një ekip që është duke rënë nga kategoria dhe po në ato pozicione je. E rëndësishme është të gabosh sa më pak deri në fund të kampionatit dhe të ruash ritmin e fitoreve. Nuk kemi presion shumë të madh. Jemi ekip me eksperiencë tashmë, pasi është viti i gjashtë që luftojmë për titullin. Lojtarët e Skënderbeut e kanë eksperiencën që të përballojnë sfida të tilla. Presioni mendoj se do të jetë te Partizani, sepse nëse humbasin në shtëpi, besoj se humbet gjithçka. Lufta e titullit mbyllet”, tha theksoi presidenti i Skënderbeut.

Drejtuesi i klubit foli edhe për situatën brenda ekipit, ku Sebino Plaku është pezulluar për qëndrimet në media, ndërsa kapiteni Shkëmbi paralajmëroi largimin në fund të sezonit. “Nuk ka asnjë çështje te Skënderbeu, më tepër janë çështje mediatike, që nuk kanë të bëjnë me ekipin. Skuadra është duke punuar dhe asnjë lojtar nuk e ka forcën e duhur për ta trazuar Skëndërbeun në këto momente që është. Të gjithë janë duke bërë punën e tyre, duke u stërvitur dhe duke pritur momentin për të luajtur, për të qenë në fushën e lojës”.
 


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)