Dueli Rusi-SHBA, nëndetëset ruse 
kalojnë pranë kabllove të internetit

Dueli Rusi-SHBA, nëndetëset ruse <br />kalojnë pranë kabllove të internetit
Vazhdon sfida mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit duel i cili rrezikon nisjen e një lufte botërore. Në muajin e fundit marina amerikane dhe shërbimet sekrete kanë vënë re një rritje të aktivitetit rus në zonat ku janë shtrirë kabllot e komunikimit në fund të oqeanit. 

Shqetësimet e zyrtarëve amerikanë janë ngritur për shkak se nëndetëse ruse dhe anijet spiune janë agresive dhe operojnë në afërsi të kabllove nënujore që kryejnë pothuajse të gjitha komunikimet globale të internetit.

The New York Times raporton se spiunët amerikanë kishin vënë re nëndetëse ruse dhe anije spiun të cilat veprojnë në mënyrë të dyshimtë pranë kabllove në Detin e Veriut, në veri-lindje të Azisë.

Gazeta tha se më shumë se 12 zyrtarë kanë konfirmuar se çështja ka tërhequr interes të konsiderueshëm në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. Zyrtarët amerikanët thonë se rusët mund të jetë në kërkim për kabllo sekrete ushtarake të përdorura nga SHBA.

Komandanti William Marks, një zëdhënës i marinës amerikane, ka thënë: "Do të ishte një shqetësim i madh nëse rusët do të ngatërrohen me kabllot e komunikimit. Megjithatë, për shkak të natyrës sekrete të operacionit, ne nuk kemi diskutuar hollësira të tjera”.

Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten

'Më fal, nuk ia dola dot!' Policia gjen letrën e pedagogut amerikan në Tiranë që mbyti gruan e 2 qentë me litar e vari veten