Kënga e Eminemit, “Love The Way You Lie”, të cilën e ka realizuar në duet me këngëtaren Rihanna, është cilësuar si kënga më e suksesshme e reperit. Krijuesi i hitit “Stan” bashkëpunoi me këngëtaren e “Umbrella” për albumin e tij të vitit 2010, “Recovery”, ndërsa dueti i tyre kryesoi top-listat anembanë botës. Ndërsa tani, Shoqata e industrisë së incizimeve në Amerikë e ka cilësuar këngën “Love The Way You Lie” si hitin më të madh në karrierën 12-vjeçare të Eminemit, pasi ka shitur më shumë se pesë milionë kopje.
/Shqiptarja.com








