Shakira i dhuroi publikut në Madrid një nga momentet më të veçanta duke ftuar në skenë këngëtaren shqiptare Dua Lipa për një interpretim surprizë të këngës “Antología”.

Dueti u realizua të shtunën e 3 tetorit , në kuadër të turneut botëror “Las Mujeres Ya No Lloran”.

Dy yjet e muzikës interpretuan së bashku në version akustik baladën e njohur në gjuhën spanjolle, të publikuar në vitin 1995 në albumin “Pies Descalzos”.

Pas këtij dueti, Shakira ka shprehur publikisht admirimin për këngëtaren shqiptare: Ëndërr e bërë realitet.

Teksa ka shpërndarë disa foto dhe video në Instagram, ylli kolumbian e ka cilësuar këtë bashkëpunim ‘një ëndërr e bërë realitet për shumë prej nesh’.