Duhen antibiotikë për
dhimbjen e fytit tek fëmijët?

Duhen antibiotikë për <br />dhimbjen e fytit tek fëmijët?
Me ardhjen e stinës së ftohtë është e lehtë që fëmijët të ndjejnë djegie në fyt. Në disa raste zgjat dy apo tre ditë dhe zgjidhet vetë, herë të tjera, shoqërohet me kollë, temperaturë. Si dallohet një dhimbje fyti për shkak të virozave dhe si dallohet një dhimbje fyti për shkak të baktereve, ku do të duhet dhe përdorimi I antibiotikut?

“Infeksionet përmes virozave, të cilat janë dhe më të zakonshmet, shkaktojnë dhimbje të fortë fyti të shoqëruar me dhimbje koke, kollë. Në këtë rast temperature ose mungon ose është e lehtë dhe kur ka temperaturë, ikën vetë në dy ditë“, shpjegojnë mjekët. “Format bakteriale shoqërohen gjithashtu me dhimbje fyti, temperaturë të lartë, të përziera, të vjella dhe dhimbje barku. Grykët janë të skuqura ose me pllaka të qelbëzuara dhe pak të fryra. Ndodh që dhe gjëndrat e fytit të jenë lehtësisht të fryra”, sqarojnë mjekët. Megjithatë qartësia merret vetëm përmes analizës me tampon në fyt, e cila të lejon të indentifikosh bakterin përgjegjës.

Si mjekohet dhimbja e fytit?

Dhimbja nga virozat mjekohet me anë të gargarizmave me koluktorë për të lehtësuar djegien ose antiinfiamatorë në rast temperature. Infeksioni nga bakteret, kurohet edhe me antibiotikë. Kur nuk kryhet analiza me tamponin apo nuk pritet rezultati i analizave në laborator për të mësuar nëse është infeksion viral apo bakterial, terapia duhet të bëhet me një logjikë të caktuar: zgjidhen ilaçet më të lehta dhe të tolerueshme në bazë të eksperiencave klinike të mëparshme, nga bakteret e shpërndara dhe nga mosha e pacientit. Nëse terapia zgjidhet me kriter dhe ndiqet me rigorozitet (antibiotiku nuk duhet ndërprerë asnjëherë vetëm me largimin e temperaturës) faringiti zgjidhet pa pasoja. Ndërsa një faringit bakterial i mjekuar jo ashtu siç duhet mund të krijojë pasoja si sinuzit, otit dhe në rastet më të rënda ethe reumatike dhe probleme me veshkat.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin