Juventusi duhet të rikuperohet menjëherë pas humbjes së rëndë kundër Sassuolos 3-2 në Seria A. Natyra e humbjes ishte veçanërisht e rëndësishme: gabime që nuk duhen përsëritur dhe u analizuan me ekipin, siç e shpjegoi vetë Spalletti para debutimit të tyre në Europa League kundër NEC në ‘Allians Stadium’.

"Jemi të vetëdijshëm se ka vend për përmirësim. E kemi analizuar situatën në thellësi, duke përcaktuar pozicionet se ku duhet të përmirësohemi.”-tha trajner toskan në konferencë për shtyp.

"Duhet të jemi më kompaktë për t'u prerë korsitë e pasimit kundërshtarëve tanë. Dhe kur t'i sulmojmë ata. Në thelb, duhet të kuptojmë momentet e duhura; shpjegimi është gjithnjë e më pak në taktikat kolektive. Dallimi qëndron në mënyrën se si e interpreton situatën; ritmi mendor bën diferencën. Mbajtja e një ritmi të caktuar është thelbësore për të mbërritur i pari dhe për të parashikuar kundërshtarët tanë. Nuk do të them asgjë për formacionin.” 

Fokusi më pas u zhvendos te polemika rreth Juventusit. Kohët e fundit Antonio Conte është përfolur si pasuesi i Spalletti-t te Juventusi. Kjo pasi ka pakënaqësi për rezultatet dhe flitet se mund të shkarkohet.

“A kam presion? Pranimi i presionit është ilaçi për të mësuar të jetosh. Ndjen presion kur harron kush je. Nëse dëgjon gjithçka që të thuhet, humb identitetin tend. Tifozët duhet të bëjnë atë që duan; nëse emri i Contes përmendet, duhet ta pranojmë. Disa thashetheme (për shkarkimin nga Juvja) nuk më habisin, duke pasur parasysh se kemi nevoja të caktuara urgjente, si fitorja e ndeshjes tjetër dhe demostrimi se jemi Juventus. Do të vazhdoj të stërvitem me të njëjtat kritere me të cilat fillova. Nuk mund të pësojmë gola siç bëmë te Sassuolo." 

Juventus-Nijmengen të enjten do të nisë në orën 21:00.