Duka dhe trukimi i ndeshjes së Kombëtares me Anglinë, Zalla: Reja e denigron Brojën se nuk pranoi të transferohet te Udinese

Humbja tenistike 5-0 me Anglinë dhe sidomos loja e dobët e kombëtares la shije të hidhur te tifozët. E tillë ishte edhe për gazetarin e sportit Lirim Zalla. Eksperienca e gjatë e profesionit e bën gazetarin Zalla të ngrejë shqetësimin në rrjetet sociale se federata dhe presidenti Armand Duka ishin të interesuar për fiksimin e rezultatit.

“Të akuzosh dikë për fiksim rezultatesh duhet të kesh fakte. Unë nuk kam fakte, nuk jam hetues, por ato ndryshime që ndodhën në prag të një ndeshjes aq shumë të rëndësishme me Anglinë ngrenë pikëpyetje. Pikëpyetjet e mia njerëzit e futbollit duhet ti mendojnë. E di se e kanë bërë këtë, e di që i kanë lexuar dhe e di që nuk japin like se kanë frikë,”-shprehet gazetari.

Më tej Zalla liston argumentet që e bëjnë të mendojë se drejtuesit e federatës dhe kombëtares ishin të interesuar për ta fiksuar ndeshjen.

“Unë shoh që në një ditë të bukur nuk luan portieri kryesor i të gjithë turit, pra kapiteni Berisha dhe luan zëvendësi i tij. Futen në lojë nga minuta e parë lojtarë të dëmtuar. Në asnjë vend të botës nuk ndodh kjo sepse është kategorisht e ndaluar. E para dëmton lojtarin dhe e dyta bën zëvendësim të detyruar. Presidenti rri në korridoret e stadiumit teksa dalin lojtarët dhe i shoqëron. Kjo nuk mundet, nuk ka shans,”-tha ai.

Gazetari Zalla shkon përtej kur ndalet tek çështjes Broja. Ai thotë se miku i tij Rudi Vata e ka informuar se trajneri Reja po e ndëshkon atë për shkak se futbollisti nuk i plotësoi dëshirën në merkato për t’u transferuar te Udineze në Itali.

“Trajneri i kombëtares kërkon të çojë një lojtar tek një klub i vendit të tij dhe për këtë e denigron një që është vetëm 20 vjeç kjo është e pafalshme. Unë habitem se si nuk del presidenti i federatës dhe të thotë se ai nuk është më trajner,”-deklaroi Zalla.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alba: 18/11/2021 19:20

    Nuk kam fakte qe ai ka trukuar ndeshjen megjithate e akuzoj per trukim.Zalla sapo pranoi me gojen e tij se shpifi .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë