Presidenti i FSHF Armand Duka nuk ka arritur të fitojë një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s
 
 Në  zgjedhjet e mbajtura në Kongresin e 41 në Helsinki, Duka mori 25 vota nga 55 anëtarë që votuan, duke u renditur në vendin e 9 në garën për 8 vende.
 
Fituesi i fundit ishte turku Servet Jardëmxhë, i cili grumbulloi 34 vota, 9 më shumë se Duka.
 
Ndërkaq në Kongresin e sotëm janë miratuar edhe disa amendime në statutin e UEFA-s, teksa për të gjitha federatat është akorduar fondi prej 1 milionë euro.
 
Këtë e përcolli vetë Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin në fjalën e tij përpara anëtarëve. 

dy.b/shqiptarja.com