LONDER - Duka i Edinburgut, princi Filip, i shoqi i mbretëreshës Elizabetë të Britanisë, ka lënë spitalin pas 11 netësh për një ndërhyrje kirurgjikale të arteries abdominale, u bë e ditur nga Buckingham Palace.
Princi Philip, 92 vjeç, u shtrua që prej 6 qershorit në një klinikë private në Londër ku u trajtua për një arterie koronare të bllokuar nga një ekip mjekësh të specializuar.
"Duka është në gjendje të mirë shëndetsore” . Ai do të marrë një periudhë pushimi pas mjekimit, përafërsisht dy muaj," thuhet më tej në deklaratën e pallatit mbretëror.
"Duka ka shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij ndaj personelit mjekësor në Klinikën e Londrës dhe shumë mbështetës të tij të cilët i kanë dërguar urimet më të mira”, përfundon deklarata.
Gjatë qëndrimit të tij në spital Duka ka humbur disa nga angazhimet dhe eventet zyrtare të pallatit mbretëror dhe është vizituar nga afër nga anëtarët e familjes duke përfshirë Mbretëreshën, fëmijët e tij Charles EdWard, si dhe nipërit William dhe Harry. Hollësi të mëtejshme mbi ndërhyrjen kirurgjikale nuk janë bërë publike.
/Shqiptarja.com