TIRANË- Partia Agrare Ambientaliste (PAA) ka mbledhur ditën e sotme Kryesinë e Partisë, ku në fokus kanë qenë zgjedhjet vendore të 2023.
Burime për gazetarin e Report Tv, Arbër Fortuzi bëjnë me dije se Agron Duka do të mbështetëse kandidatin e primareve Igli Cara në Durrës, e ndërsa do të dalë me kandidatë të tyre sa i përket Këshillave Bashkiak, si një formë për të provuar forcën e partisë së tij.
Nga ana tjetër, për protestën e 6 dhjetorit që pritet të mbajë Sali Berisha, nuk ka pasur diskutime në Kryesinë, mirëpo referuar të njëjtat burime, Agron Duka do të jetë i pranishëm.