Duka mohon serbët: Shqiptarë
nga të gjitha trojet në stadium

“Në ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në “Elbasan Arena” mes Shqipërisë dhe Serbisë më datë 8 Tetor nuk do të ketë të pranishëm në stadium tifozë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia”. Kështu shkruajnë mediat serbe, e përditshmja “Kurir” duke ngjallur shumë debat në trevat shqiptare.

Gazeta serbe vazhdon më tej se në ndeshjen e 8 tetorit “Para ndeshjes do të ketë kontroll rigoroz për tifozët dhe ndeshjen mund ta ndjekin vetëm ata tifozë që kanë nënshtetësi shqiptare. E ata që hyjnë në Shqipëri ato ditë, do të kontrollohen në detaje. Kjo nënkupton se në këtë ndeshje nuk do të mund të futen në stadium tifozët nga Kosova dhe shqiptarët nga Maqedonia”, shkruan “kurir.rs”.

Gazeta serbe i referohet burimeve nga takimi i kryeministrit Edi Rama me shefin e SHISH, Visho Ajazi Lika dhe kreun e FSHF, Duka pak ditë më parë për përgatitjet për ndeshjen e kthimit për eliminatoret e ‘Euro 2016”. “Plagët” janë ende të hapura mes dy vendeve duke u nisur nga historia, por më shumë se kurrë nga ndeshja e para një viti në Beograd që u mbyll në Lozanë me fitoren e Shqipërisë në tavolinë 3-0 për shkak se Serbia u gjet fajtore për dhunën që ushtroi ndaj kombëtares shqiptare në ndeshjen e ndërprerë në minutën e 41 të pjesës së parë.

“Kurir” e mbyll shkrimin me faktin se FSHF ka pranuar rekomandimim e UEFA-s që të mos pranonte në stadium tifozët nga trevat shqiptare, pasi në këtë mënyrë do të shmante edhe incidentet e mundshme mes dy tifozerive, që mund të vazhdojnë aktin e dytë në Elbasan.

FSHF, Duka mohon serbët
Pas lajmit të publikuar nga mediat serbe se në ndeshjen e kthimit Shqipëri-Serbi nuk do të lejohen në stadiumin “Elbasan Arena” tifozë nga Kosova dhe Maqedonia, Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka ka reaguar për gazetën ‘Shqiptarja.com’ duke mohuar gjithçka.

“Nuk është e vërtetë, në stadium do të vijë cdo shqiptar. Të njëjtat kushte që do të jenë për shqiptarët që jetojnë në Shqipëri do të jenë edhe për shqiptarët që jetojnë në trojet e tjera” shprehet presidenti i qeverisë së futbollit shqiptar duke mohuar lajmin e shpërndarë nga mediat serbe. Ndeshja do të zhvillohet në masa të rrepta sigurie, pasi në stadium do të jetë edhe kryeministri i Serbisë, Vuçiç me Ramën.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri