Duka nga Lisbona: Bayern-i pak më i fortë se Paris SG, objektivi i Shqipërisë që të dalë e para në Ligën e Kombeve

Duka nga Lisbona: Bayern-i pak më i fortë se Paris SG, objektivi i Shqipërisë që të dalë e para në Ligën e Kombeve

Armando Duka, presidenti i FSHF-së dhe njëkohësisht anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, në prag të finales së Champions League thotë se Bayern-i në letër është paksa më i fortë se PSG. Në një intervistë për për televizionin shtetëror turk TRT nga Lisbona, ai komenton kombëtaren shqiptare dhe turkë në Ligën e Kombeve.

Duka thotë se objektivi i Shqipërisë është që të dalë e para, ndërsa për Turqinë pret që të ngjitet në Ligën A.

President, çfarë finale do të shikojmë nesër?

Pres të shikoj një finale interesante ndërmjet dy skuadrave shumë të mira siç janë Bajern Mynih dhe PSG. Jam i sigurtë që do të jetë një ndeshje e fortë dhe nuk mund të parashikohet kush do të fitojë. Më duket se Bajern Mynih është pak më i fortë në letër, është më shumë skuadër dhe solid si grup, por është një ndeshje finale dhe nuk duhet të harrojmë se edhe PSG ka shumë cilësi në skuadër, një Nejmar të jashtëzakonshëm që nuk mund të parashikohet se çfarë bën në fushën e lojës, është i aftë për gjithçka. Do të shohim një ndeshje interesante.

Në shtator fillon UEFA Nations League. Si e parashikoni grupin tuaj?

Për grupin tonë mund të them që jemi katër skuadra në të njëjtin nivel pak a shumë. Jemi ne, Bjellorusia, Kazakistani dhe Lituania. Ne kemi shkuar në short si kokë grupi dhe shpresojmë të bëjmë mirë. Objektivi ynë është të dalim të parët në fund të Kupës së Kombeve. Gjithçka mund të ndodhë. Duhet ta fillojmë mirë në ndeshjen e parë në Minsk duke marrë një rezultat pozitiv dhe më pas të vazhdojmë përpara.

Si e shikoni grupin e Turqisë?

Turqia ndodhet në një grup të fortë me Rusinë, Hungarinë dhe Serbinë. Në gjykimin tim, Turqia është favorite për të fituar grupin që do ta ngjiste në grupin A të edicionit të ardhshëm të Kupës së Kombeve dhe për të pasur një vend në play-off të Kupës së Botës. Turqia në vitet e fundit ka arritur rezultate shumë të mira, duke ndërtuar një skuadër të mirë. Ne kemi luajtur me ta në grupin për kualifikueset e EURO 2020. Besoj se edhe ju e kujtoni ndeshjen e fundit në stadiumin e Fenerbahçes ku Turqia shënoi në minutën e fundit dhe siguroi kualifikimin për në Kampionatin Europian që do të luhet në vitin 2021.

President ju e ndiqni kampionatin italian prej vitesh. Dimë që jeni tifoz i Milanit dhe në rifillimin e sezonit të shkuar kuqezinjtë shkëlqyen. Një gjykim për Milanin dhe turkun Calhanoglu?

E vërtetë që unë jam kuqezi. Kuqezi është Milani, kuqezi është edhe Shqipëria. Gjithmonë kuqezi. Milani pas ndërprerjes për Covid-19 është kthyer të jetë një tjetër skuadër, duke luajtur shumë mirë e duke arritur rezultate pozitive. Kanë luajtur mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Loja e mirë është shoqëruar me rezultate të mira. Kanë mundur Juventusin dhe Calhanoglu, që e kujtoj mirë sepse ka shënuar golin e parë ndaj nesh në ndeshjen e luajtur në Shkodër, është duke luajtur shumë mirë te Milani dhe sëbashku me Ibrahimoviç e të tjerët mund të udhëheqin Milanin për të fituar titullin kampion e luajtur në UEFA Champions League.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • O tej: 23/08/2020 16:54

    MALAVITA

    Përgjigju
  • Korca: 22/08/2020 16:02

    Hajdut!! Nuk u ngope!!!

    Përgjigju
  • Alabania: 22/08/2020 13:36

    Kur do largohesh dhe t mos e mbash peng futbollin shqiptar...... te lutem

    Përgjigju
    • Nice Boy: 23/08/2020 19:20

      Hajduti federates Shqiptare

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!