Olesia Duka e pranishme në seancën gjyqësore mohoi akuzat për mashtrim, ndërsa deklaroi se nëse do të donte mund të siguronte edhe 9 mln euro dhe jo 900 mijë euro. “Dua të hetohem në gjendje të lirë dhe të vërtetoj që nuk jam mashtruese. Jo 900 mijë euro, por 9 milionë euro unë mund t’i gjej dhe t’i rregulloj punët” deklaroi ajo.
Gjithashtu ajo ka pretenduar se disponon një OJF ‘Buzëqeshja e Lumtur’ dhe se ndihmonte fëmijët e policëve të vrarë dhe atyre me probleme. Pala mbrojtëse kërkoi që të kishte një masë më të lehtë duke e liruar nga burgu për t’u hetuar në gjendje të lirë. “Kërkojmë që të hetohet në gjendje të lirë, nuk largohet dhe nuk prish hetimin” tha avokati. Por kërkesa është rrëzuar.
Prokurori Madrid Kullolli ka zbuluar edhe emrat e biznesmenëve që e kallëzuan stomatologen. ‘Denoncuesit janë Ilir Doçi, Bledi Tafai, Bledar Pulahaj dhe Idlir Hoxha” tha prokurori. Biznesmenët e kanë kallëzuar në datë 26 shkurt për mos kthimin e shumave të konsiderueshme. Në total ndaj Olesia Dukës janë bërë 10 denoncime për mashtrim.

Alesia Duka sot para Gjykatës
Hetimet/ Si u zbuluan stomatologia
Nga hetimet rezulton se ajo ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës, etj, duke përfituar një vlerë rreth 2 milionë euro. Nga hetimet 3 mujore u zbardh mekanizmi i mashtrimit. Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga biznesmenë dhe persona të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t'ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.
d.b/shqiptarja.com

VIDEO











