TIRANA - Agron Duka, deputeti i qarkut të Durrësit i zgjedhur me votën e republikanëve ka deklaruar sërish besnikëri ndaj të djathtës. Ai tha se do të qëndrojë në opozitë deri në fund të mandatit, dhe nëse në drejtim të tij do të ketë ftesa për bashkëpunim. “Unë e shoh vetën në opozitë, dhe mora mandatin si i djathtë, kjo pyetje më bëhej dhe në takime elektorale dhe unë jam përgjigjur njëlloj, pavarësisht se sjellja ime me njerëzit do jetë siç ka qenë, si me të majtët e të djathtët.
Mandati im do jetë djathtas. Jam besnik i ideve të mija, nuk luaj ndryshe. Në rast se për një arsye në të ardhmen kam konflikte, ose nëse e majta ka zhvillime pozitive për të ardhmen e kombit, mund të rishoh mundësinë vetëm pas mandatit. Njeriu e gjen veten mirë aty ku vlerësohet mirë, unë ndjehem mirë dhe kam marrëdhënie të mirë me anëtarë e PR si dhe liderët e PD”, deklaroi Duka.
Ai komentoi dhe marrëdhëniet me kolegët socialistë e kryetarin e PS Rama. Duka i cilësoi marrëdhëniet e rregullta me Ramën pavarësisht pakënaqësisë për përjashtimin nga listat e PS, teksa shtoi se priste një urim prej tij për rezultatin e arritur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 05.09.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com