TIRANE - Në një prononcim për televizionin A1 REPORT, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka shprehu zhgënjim për vendimin e UEFA-s që i dha fitoren në tavolinë Serbisë për ndeshjen e ndërprerë me Shqipërinë më 14 Tetor në Beograd.
Ndërsa e cilësoi një lloj kompromisi këtë vendim, Duka tha se nuk e kishte menduar që UEFA do të ishte tolerante ndaj huliganëve serbë. Ai tha se nëse nuk është marrë parasysh racizmi me thirrjet e serbëve “vritini shqiptarët”, atëherë Federata do të kërkojë që të merren penalizime për Serbinë.
"Zhgënjyese. Vendimi nuk ishte i bazuar në rregulla, UEFA nuk dënoi dhunuesit e futbollit. Vendimi ishte një lloj kompromisi dhe jo për të dhënë drejtësi sportive. Nuk e dimë nëse UEFA ka marrë parasysh thirrjet raciste. Nëse jo do kërkojmë të merren penalitete për thirrjet raciste. Nuk kam menduar që UEFA do ishte kaq tolerante ndaj huliganëve e rrugaçëve”, tha Duka për A1 REPORT.
Duka përsëriti qëndrimin e deklaruar edhe më herët në paraprijë të vendimit, se FSHF do të apelojë vendimin e UEFA-s dhe do të kërkojë 3 pikët si dhe dënimin e dhunës dhe racizmit ndaj shqiptarëve.
“Ky nuk është një vendim i formës së prerë. Do ta apelojmë vendimin. Kam besim sepse ngjarja është e qartë. Argumentet i kemi të pakundërshtueshme”, përfundoi Duka.
UEFA i dha Serbisë fitoren në tavolinë 3-0 dhe e denoi me gjobë 100 mijë euro. Sakaq Serbisë i hoqi 3 pikët, e dënoi me dy ndeshjet e ardhshme pa tifozë dhe 100 mijë euro gjobë.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO