Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka ishte i ftuar në emisionin “Domenica Sportiva” në kanalin Rai 2, ka sqaruar situatën në lidhje me trajnerin e kombëtares.
“De Biasi ka edhe dy vite kontratë me Shqipërinë, ndaj do të vazhdojë me ne. Me De Biasi-n dhe Tramezzani-n, kemi stafin italian më të mire, së bashku me grupin shqiptar” u shpreh ai.
Pyetjes nëse do ta lërë De Biasi-n të ulet në stolin e Italisë në të ardhmen e afërt, President ii FSHF, ju u përgjigj “Janë fjalët e mediave dhe gazetarëve. Ju siguroj se De Biasi, është duke menduar vetëm për Europianin me Shqipërinë dhe jo me Italinë, të paktën deri tani.
Raporti im me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Tavecchio është i shkëlqyer. Ata janë profesionistë dhe s’mund t’i bëjnë oferta një trajneri që po bëhet gati të luajë Europianin.
Pas Kampionatit, diskutimet do të shtrohen ndryshe”, - tha presidenti i FSHF-së.
I pyetur me humor nëse do të qëndronte De Biasi në rast se fiton Europianin, Duka është shprehur “I mjafton edhe të na çojë në gjysmëfinale. Vërtetë, përtej shakave, nuk i takon askujt që të mendojë tani se çfarë do të ndodhë më pas, por të përqendrohemi tek Europiani.
Të mos harrojmë është hera e parë për ne, por edhe për De Biasi-n, ndaj duhet ta shfrytëzojë edhe ai këtë mundësi shumë të mirë”përfundoi ai.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com