Dukagjin, arresohet
26 vjeçari, vrau në prill

Dukagjin, arresohet <br />26 vjeçari, vrau në prill
SHKODER- Një i dënuar për vrasje është arrestuar paraditen e sotme nga policia e qarkut të Shkodrës.

Në kuadër të operacionit "Snajper" u vu në pranga Dedë Hasanaj pasi është deklaruar fajtor për vrasje me armë zjarri të shtetasit Zek Ndue Tonaj dhe plagosjen e rëndë të Ndue Tonajt. Vrasja u krye më 4 prill të 2011.

26 vjeçari u arrestua në afërsi të banesë së tij, në fshatin Nicaj, Komuna Shalë, pikërisht në një zonë të pyllëzuar, në sajë të një operacioni policor të finalizuar me sukses, i cili zgjati për mëse 6 orë.

I riu ishte person i shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër dhe për kapjen e tij ishin organizuar disa operacione policore, për arsye se Gjyakata e Shkallës së Parë, e kishte dënuar 22 vite burgim, për veprën penale “Vrasje në rrethana të cilësuara, e kryer në bashkëpunim, kundër më shumë se një personi” dhe “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online