DUKAGJIN - Zbardhet ngjarja e mëngjesit të sotëm, ku u ekzekutua me armë 49 vjeçari, Marash Tonaj në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit.
Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, vrasja dyshohet se e ka zanafillën në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Nik Tonaj mendohet të jetë autori i vrasjes së një çifti bashkëshortësh, Nik dhe Lena Pjolla.
Policia e Shkodrës ka identifikuar autorët, por që për arsye hetimore nuk bëhen publikë emrat e tyre, ndërsa mendohet se vrasja është kryer në distancë të afërt.
Ndërkaq, po sipas burimeve policore, bëhet e ditur se autorët e vrasjes së 49 vjeçarit janë pjesëtarë të fisit Pjolla, ndërsa dyshohet se mund të jenë vetë fëmijët e çiftit të vrarë në 2003 nga vëllai i viktimë, Nik dhe Lena Pjolla.
Vrasja e 2003 ishte dhe pista kryesore e policisë, ndërsa paraprakisht u mendua se 49 vjeçari mund të ishte ekzekutuar për vrasjen në prill të 2005 të Petrit Lufaj.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com