Duke dëgjuar këngë të Shkurte Fejzës, i riu shqiptar i dënuar për vrasje futet livet në ‘Tik-Tok’ nga qelia e burgut në Britani

Duke dëgjuar këngë të Shkurte Fejzës, i riu shqiptar i dënuar për vrasje futet livet në ‘Tik-Tok’ nga qelia e burgut në Britani

Eugert Merizaj

Një shqiptar i dënuar për vrasje në Britaninë e Madhe, shpërndan vazhdimisht video në rrjetet sociale nga qelia e burgut të tij në Mançester, pavarësisht se rojet i hoqën disa herë pajisjet.

Eugert Merizaj ka postuar në mënyrë të paligjshme në Instagram dhe TikTok, që kur u dënua me 32 vjet burg në maj të vitit 2022, shkruajnë mediat britanike.

33-vjeçari shqiptar u dënua me burg për vrasjen me armë gjahu të një shtetasi kurd, pas një sherri për prishje të pazareve të drogës, në Hartlepool në vitin 2019.

Merizaj ‘mburret’ se po kalon kohë me celularin e tij, pavarësisht se stafi i burgut ka sekuestruar të paktën tre pajisje në katër muajt e fundit. Posedimi ose përdorimi i celularit në burg pa autorizim është vepër penale, megjithëse ndjekjet penale janë të rralla, shkruan mediat britanike.

Merizaj krijoi një llogari në TikTok për të zëvendësuar atë që kishte 60,000 ndjekës kur iu mbyll. Ai tashmë ka rreth 18,000 ndjekës në llogarinë e tij të re. Dje ai filmoi veten në qelinë e tij duke kënduar i veshur me një bluzë dhe pantallona të shkurtra.

Së fundmi ai ka pozuar në Instagram i veshur me Dolce & Gabbana me mbishkrimin ‘më i fortë se kurrë’ të shkruar në shqip. Postimi u shoqërua me një këngë të bashkatdhetarit të tij, Stresi, me titull “Mos u dorëzo”., shkruan The Times.

Ndërsa në një video tjetër ai shfaqet duke dëgjuar Shkurte Fezajn. Eugert  Merizaj, 33 vjeç, u ekstradua nga Belgjika pasi policia ra në gjurmët e tij.

Mësohet se ai është një nga të paktën 66 shqiptarët që kanë aplikuar për t’u transferuar për të vuajtur dënimin në Shqipëri nëpërmjet një skeme transferimi të të burgosurve.

Vlerësohet se i burgosuri shqiptar do t’i kushtojë taksapaguesve britanikë më shumë se 1.4 milionë paund nëse e vuan dënimin e tij të plotë në Britaninë e Madhe.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arti: 30/08/2024 07:24

    Alpinet shqiptaret fatkeqesi kombetare me ne krye sali berishen

    Përgjigju
  • Po mër po: 28/08/2024 04:45

    Saliu del në ballkon , ky në tik tok

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë