Duke planifikuar masakrën,
terroristët e Londrës duke qeshu

Duke planifikuar masakrën,<br />terroristët e Londrës duke qeshu
Ky është momenti ku terroristët e sulmit në Londër, janë kapur duke qeshur dhe përqafuar me njëri-tjetrin, më pak se një javë përpara sulmit.
Khuram Butt, 27, Rachid Redouane, 30, dhe Youssef Zaghba, 22 vjeç, janë takuar jashtë një palestre myslimane 10 minuta pas mesnatës së të hënës së 29 majit.

​Takimi i terroristëve u bë 5 ditë përpara sulmit të trefishtë ku u vranë 8-të persona përpara se ata të qëlloheshin nga policia.

Pamjet e marra nga gazeta “ Te Times” tregojnë tre terroristët duke folur së bashku, dhe njëri prej tyre Redouane, vendos telefonin në një grumbull materialesh ndërtimi, përpara se grupi të  dilte jashtë pamjeve të kamerës.

Veprimet e tij duket se vijnë për arsye se ata ishin të shqetësuar për tu mos diktuar nga policia, dhe largohen disa hapa për tu siguruar që biseda e tyre nuk do të dëgjohej.

 Pak para përfundimit të takimit ata janë dukur përsëri në kamera.
Videoja është marrë në shqyrtim nga policia si pjesë e investigimeve të mëtejshme

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetmirë