Duke pritur konferencën, kryeministri Edi Rama entuziast në rrjetet sociale (Video)

Duke pritur konferencën, kryeministri Edi Rama entuziast në rrjetet sociale (Video)

Kryeministri Edi Rama me kryeministrin e Malit të Zi

Ditën e sotme në qytetin e Durrësit po zhvillohet samiti i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Takimi po mbahet në vilat qeveritare dhe pjesë e tij është edhe Kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë që pas takimit është mbajtur edhe një konferencë për shtyp nga disa prej pjesëmarrësve, Rama ka bërë  jë status në rrjetet sociale. Kryeministri ka postuar një video nga ambientet e konferencës.

“Konferencë shtypi,”- shkruan ai krahas videos ku shihen shumë njerëz në lëvizje.

Në takim morën pjesë vetëm 3 nga 6 kryeministrat e rajonit që ishin ftuar, pasi shefja e ekzekutivit të Serbisë Ana Brnabiç dhe ai i Bullgarise dhe Maqedonise nuk kanë ardhur. Të pranishëm ishin Komisioneri për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Hahn dhe ambasadorja e BE në Tiranë, Vlahutin. Gjithashtu edhe ambasadorja greke, përfaqësuesja e Bankës Botërore dhe asaj Europiane ishin të pranishme në samit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja