Dukesha e Kembridxhit ka qenë sot në Muzeun Kombëtar Maritime duke shoqëruar Sir Ben Aislie.

Ata kanë parë për një kupë e cila pretendohet të jetë lavdia e britanikëve në vitin 2017 në garën e marinarëve.

Në shumicën e viteve të fundit kupa është fituar nga Australia por ata po përgatisin një skuadër me në krye marinarin Sir Ben Aislie e cila do të konkurojë në vitin 2017.

kate middleton

Sapo ka mbërritur në Greenwich sot, Dukesha  është pritur me një buqetë lulesh nga një vajzë e vogël.

Bo Cornwell është në krahë të babait të saj marinar Matt Cornwell dhe i ka dhënë Dukeshës Kate një buqetë të vogël me lule, por më pas ka fshehur kokën në shpatullën e babait të saj nga ndrojtja.

Kate ka filluar ta përkëdhelë në faqe duke treguar dashurinë e saj amësore.

Dukesha kishte veshur një fustan të bardhë me krahë të shkurtra dhe të gjatë deri në gju me të cilin dukej mjaft e përmbajtur.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)