Ylli Britanik i tenisit, Andy Murray ka luajtur sot në finale me lojtarin Bullgar Grigor Dimitrov në Klubin e Anglisë.

Fansa të Andyt, duke e ndjekur kanë qenë edhe Dukesha Kate me Princin George.

Andy ka humbur përballë kundërshtarit të tij dhe Dukesha duket se e ka përjetuar keq pasi shihet me faqet që shfaqin dhimbjen.

kate middletone

E dashura e tij Kim Sears ka qenë e pranishme duke mbështetur të dashurin e saj në fytyrën e të cilës nuk është parë mërzitje asnjëherë.

Ndërsa e dashura e Dimitrov, Maria Sharapova nuk duket gjëkundi, e cila qe e sëmurë përpara pak ditësh.

Kate kishte veshur një fustan të bardhë elegant tek sa “veshi” buzëqeshjen e saj të zakonshme në fytyrë.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)