Makthi i shumë femrave me kalimin e moshës janë rrudhat. Madje shpesh mund të kini dëgjuar se ato kujdesen të mos qeshin meqënëse anash syve dhe rreth buzëve mund të krijohen rrudha.
Por mjaft i ndrydhët ndjenjat tuaja, pasi më poshtë po ju tregojmë një recetë natyrale që lufton problemin e madh me kalimin e moshës, si dhe ndihmon në shfaqjen e tyre.
Kjo recetë do të zbehë shenjat e pjekurisë si dhe do ju ndihmojë për një fytyrë më të hidratuar dhe të ushqyer.
Receta përgatitet mjaft lehtë, dhe për më tepër fytyra dhe portofoli juaj do ju falenderojnë.
Maska e fytyrës me të bardhën e vezës dhe lëng limoni
Përbërësit:
1 e bardhë veze
½ lugë çaji lëng limoni
Përgatitja:
Marrim të bardhën e vezës dhe e rrahim derisa të krijohet një masë homogjene. Më pas shtojmë lëngun e limonit dhe për disa momente i përziejmë së bashku.
Maska është gati!
Këshilla përdorimi:
Para se të vendosni këtë maskë në fytyrën tuaj kujdesuni që lëkura të jetë e pastruar. Mos harroni të vendosni nga kjo maskë dhe në zonën e qafës. Pas 5-10 minutash pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë. Për një rezultat më të kënaqshëm duhet t’a përsërisni këtë recetë tre deri në katër herë në javë. Burimi: Avocado Healthy Nutrition.org