Dule: Alarm për demokracinë
“Vota e lirë, shpresa e vetme”

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule pak minuta më parë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se situata para zgjedhjeve është në një krizë e cila vë në rrezik demokracinë e vendit.
 
Në postimin e tij në Twitter Dule ka thënë se “Gjysma e spektrit politik e paregjistruar! Gjysma e gjysmës tjetër është e deklaruar për mospjesëmarrje në zgjedhje farse!
Më tej Dule ka vijuar duke thënë se situata parazgjedhore është një alarm për demokracinë.
 
Por nuk ka qenë ky postimi vetëm i Dules.
 
Pak minuta më vonë në një postim tjetër, Vangjel Dule shkruan se “Qëndresa për votën e lirë mbetet e vetmja shpresë, në një kohë që Rama synon të vrasë me çfarë mundet, vetë shpresën, përpara fundit!”

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë

Pete Hegseth bën betimin si Sekretar i Mbrojtjes, mesazh ushtarakëve amerikanë: Do të jemi forca më e fuqishme dhe më vdekjeprurëse në botë