Dule asnjë koment për "Doshin": Në
zgjedhjet e qersorhit edhe të vetëm

Dule asnjë koment për "Doshin": Në<br />zgjedhjet e qersorhit edhe të vetëm
Kryetari i Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin Vangjel Dule nuk e ka komentuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për autorizimin për arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut. 
 
Nga Korça, Dule, njëherësh dhe kryetari i PBDNJ-së, i pyetur nga gazetarët për këtë çështje ka nguruar të jap detaje.
 
Ky Këshill do të mblidhet në orën 10:00 të hënën për të vijuar me shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme. Vangjel Dule është në krye të këtij Këshilli pas tërheqjes së Ilir Metës.
 
Ndërkohë kreu i PBDNJ pranoi se është në negociata me mazhorancën për një koalicion të mundshëm për zgjedhjet lokale, por ai nuk ka përjashtuar mundësinë e daljes më vete. Deklaratat bëhen në një kohë që socialistët janë treguar të hapur për të zgjeruar bashkëpunimin me PDIU në zgjedhje, por edhe me forca të tjera politike.

Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara

Gara mbarëkombëtare, mbyllet pas 8 ditësh festivali i shahut në Vlorë! Risia e sezonit, presidenti Dervishaj: Ka vajza shumë të talentuara