Marrëdhëniet mes dy aleatëve qeverisës Rama-Meta, kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule në një intervistë për Zërin e Amerikës, tha se nuk është një koalicion institucional, por një marrëdhënie ndërpersonale, dhe si e tillë karakterizohet nga dobësitë njerëzore.

 “Marrëdhëniet me shumicën, de fakto janë ato të mos bashkëpunimit. Ndërkohë që për divorcin formal duhet edhe një vendim i kongresit të PBDNJ­së, që do të ndodhë në fillim të vitit 2016. Fakti që qeveria nuk arriti sivjet të çelë negociatat nuk përben një sukses. Situata tensionohet hera herës në vendin tonë, deri në ato momente që çon edhe në skenarë të zhvillimeve jo të pëlqyeshme. Nuk kemi arritur ta stabilizojmë sistemin tonë. Kemi një sistem hibrid, jo demokraci funksionale.”­ deklaroi Dule.

 Vangjel Dule bëri  të ditur dhe se në fillim të vitit të ardhshëm, kongresi i PBDNJ­-së do të marrë një vendim për divorcin me shumicën në pushtet, marrëdhëniet me të cilën i cilësoi si marrëdhënie që karakterizohen nga mosbashkëpunimi. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)