Dule në Athinë për censusin

Dule në Athinë për censusin
ATHINË - PBDNJ dhe OMONIA i përcjellin Athinës zyrtare shqetësimin për procesin e censusit. Në një prononcim telefonik kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, pas takimit me ministrin e Jashtëm te Greqisë, Stavro Dhima, ka konfirmuar se biseda me shefin e diplomacisë greke, është përqendruar tek procesi i censusit, i cili sipas tij është i dështuar dhe shkon kundër interesave te minoritetit grek. Në takimet e Athinës së bashku me Dulen ishte dhe Kreu i OMONIA-s Vasil Bollano. PBDNJ së bashku me disa shoqata që mbrojnë interesat e minoriteteve kanë deklaruar prej kohësh se nuk do t’i njohin rezultatet e censusit, ndërkohë qe Athina zyrtare e cila nuk e ka fshehur interesin për këtë proces ende nuk është shprehur publikisht.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale