Dule: Në varësi të reformës
zgjedhore të vetëm në zgjedhje

Dule: Në varësi të reformës<br />zgjedhore të vetëm në zgjedhje
TIRANE- Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e grupit më të ri politik që pritet të formatohet nën okelion e federatës së majtë të përbërë nga PSD e Gjinushit, PDS e Milos dhe PSV e Petro Koçit.

Teksa e ka përshëndetur këtë iniciativë, kreu i partisë që përfaqëson dhe interesat e minoriteteve ka nënvizuar se do të qëndrojë sërish në qendër të spektrit politik shqiptar. "Ndaj të njejtat shqetësime me tre partitë që kanë kërkuar të formatojnë një federatë të majtë, por unë nuk do të jem pjesë e saj. Ne jemi parti e qendrës dhe do të qëndrojmë pikërisht këtu, duke ruajtur dhe një traditë por dhe duke respektuar elektoratin tonë", tha Dule.

Në lidhje me koalicionet parazgjedhore, ai ka nënvizuar se pas përfundimit të reformës zgjedhore, do bëhet e qartë nëse sistemi krijon kushte për të hyrë të pavarur ose në aleanca me aleatët. "Ne si parti preferojmë të garojmë në zgjedhje si të pavarur, por gjithçka do të varet nga reforma zgjedhore dhe sa na lejon sistemi", tha Dule, i cili ka mohuar të ketë patur ftesë nga Berisha për në qeveri, duke u shprehur se nëse do kishte dëshiruar mund të ishte bërë pjesë e qeverisjes, por ka respektuar vlerat dhe moralin.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari Italian, në kërkim pasagjeri

Kavajë/ Aksidentuan për vdekje këmbësorin, në pranga 54-vjeçari Italian, në kërkim pasagjeri