Dule nxjerr kandidatët për
5 bashki, Bejleri për Himarën

Dule nxjerr kandidatët për<br />5 bashki, Bejleri për Himarën
TIRANE- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka përzgjedhur ditën e djeshme në selinë e OMONIA-s në Sarandë emrat e kandidatëve të kësaj force politike që do të garojnë me 21 Qershor. Burimet konfirmojnë se në mbledhjen e cila është zhvilluar me dyer të mbyllura, është zhvilluar një votim për emrat që do jenë në garë për zgjedhjet lokale. Në këtë mbledhje janë votuar si kandidatë për PBDNJ-n, për bashkinë Dropull Kosta Ziso, për Finiqin Jani Babi, për Delvinën Laert Stefanidhi, për Himarën Alfred Bejleri dhe për Konispolin Anastas Guda.

Ajo që shihet me një optikë të thjeshtë, se kandidati i PBDNJ-së për Himarën, Alfred Bejleri rezulton të jetë person me precedent penal dhe jo të rëndomtë, por për krime ndaj shtetit shqiptar si dhe për përdhosje të simboleve. Bejleri është arrestuar dhe nga policia greke si një nga personat pjesëmarrës në masakrën e Pëshkëpisë, ku u vranë dy ushtarakë shqiptarë dhe u plagosën tre të tjerë.

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar