Dule-Ramës: Ndërprit “genocitin
pronësor” në Dhërmi, Vuno e Himarë

Dule-Ramës: Ndërprit “genocitin<br />pronësor” në Dhërmi, Vuno e Himarë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, i ka bërë thirrje përmes një njoftimi për shtyp, kryeministrit Rama që t’i jap fund asaj që ata e quajnë "genocid pronësor" në bregun e Jonit.

Në deklaratën e PBDNJ, thuhet se Dhërmiu, Vunoi dhe bashkia e Himarës janë vënë nën pushtetin e buldozerëve dhe forcave të IKMT.

Ja deklarata e plotë e PBDNJ
Këto ditë të javës së Madhe dhe të Shenjte të Pashkës Orthodhokse, por njëherësh edhe të pragçeljes së sezonit turistik, Dhermiu dhe Vunoi në veçanti dhe gjithë Bashkia e Himarës në përgjithësi janë venë "nën pushtimin" e buldozerëve, skrapeve dhe forcave të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.
Diku me evokim selektiv të ligjit dhe diku të "maliqit", vjelin haraçe, prishin objekte, tjetërsojnë prona. Kërcënojnë çdo familje individualisht dhe kultivojnë panik kolektiv.
Frymëzimet Kokedhima-Rama të mishëruara në "projekte zhvillimi" për bregun e Jonit synojnë tjetërsimin tërësor të statusit pronësor në dem të pronarëve  të ligjshëm privatë, komunitarë dhe kishtarë.
Thirrja jonë i drejtohet së pari zotit Rama që të ndërpresë menjëherë këtë ndërmarrje që prek caqet e një "genocidi pronësor" dhe së dyti komunitetit ndërkombëtar që të kthejë vështrimin dhe të shikojë se si trajtohet komuniteti historik i Himarës nga qeveria e një vendi kandidat të BE.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja