Duma: 5 zyra për mbrojten e
qytetarëve në Bashkinë e Durrësit

Duma: 5 zyra për mbrojten e<br />qytetarëve në Bashkinë e Durrësit
DURRËS - Kandidatja e Partisë Demokratike për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 21 qershorit, Grida Duma ka vijuar takimet elektorale në këtë qytet.

Duma ka zhvilluar një takim me fermerë të Hamallajt, ku ka dëgjuar dhe ka diskutuar me ta mbi mënyrën e manaxhimit të bujqësisë nga bashkia e re. Gjatë fjalës së saj në këtë takim, Duma u shpreh se me marjen në drejtim të bashkisë së Durrësit, do të harmonizojë bashkimin e komunave me qytetin duke i dhënë rëndësi agroturizmit.

Më tej, kandidatja për bashkinë e Durrësit ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së plazhit. Teksa ka dëgjuar problemet e banorëve të kësaj zone që lidheshin kryesisht me papunësinë, mungesën e infrastrukturës dhe neglizhencën e autoriteteve publike, kandidatja Duma u shpreh se në bashkinë e re do të hapen 5 zyra për mbrojtjen dhe dhënien asistencë qytetarëve në nevojë. “Të gjitha faturat aforfe, të gjitha lidhje që keni bërë me shpenzimet tuaja, të gjitha kamatat e padrejta, të gjitha faturat që janë paguar dhe nuk ua njeh sistemi etj, gjëja emergjente që do bëjmë në bashkinë e Durrësit është 5 zyra për mbrotjen e të drejtave të qytetarëve”, tha Duma.
 
Duma me fermerët: Nënkryetar bashkie për bujqësinë në Durrës

Ne takimin me fermeret, kandidatja e djathte për Durrësin tha se Bashkia e re do të ketë një nënkryetar përgjegjës për pjesën rurale dhe bujqësinë në Durrës. Duma shtoi se zhvillimi i qendrueshëm i Durrësit dhe hapja e vendeve të punës nuk mund të kuptohet pa bujqësinë. Bashkia do të ndihmojë fermerët në hapjen e fermave të përshtatshme për tregun e më pas do zbatohet një model të integrojë bujqësinë me ekonominë e qytetit duke inkurajuar serat, vreshtat e pemtarinë si dhe në ndërtimin e pikave të grumbullimit.

“Të hyjmë direkt në temë, duke ndarë bashkë një marrëveshje të rëndësishme. Do bëjmë gjërat e bëshme. Nga Grida Duma nuk do dëgjoni përralla. Bashkë me burrëri, pastërti dhe vërtetësi do fillojmë të themi hapat me radhë. Programi për bujqësinë do të jetë gjysma e programit për bashkinë”, u zotua Duma në bashkëbisedimin me fermerët.

Kandidatja u takua edhe me banorë të tjerë të Ishmit, e më pas në fshtrat Shetaj dhe Flakë të Katundit të Ri.

duma me fermeret 

Duma ne zonën e plazhit: Rivitalizojme turizmin
“Bashkia na merr taksën e gjelbërimit, për plehrat. Paguajmë dritat. Lekët na i marrin por ku shkojnë ato lekë”, u ankua një banor. Komuniteti tha se mjaft prej kanalizimeve dhe lidhjeve të ndryshme i kanë bërë me shpenzimet personale ndërsa rruga dhe kanalizimet janë jetike për cilësinë e jetës së tyre.Fatmirësisht rruga është e gjitha 2.5 kilometra. Është komplet e bëshme. Unë them meqë punësimi është i pari, do rivitalizojmë turizmin e vërtetë dhe të punësojmë njerëzit, sepse kështu nuk është turizëm. Puna është të kuptojmë që bashkë do bëjmë qytetin. Nuk dua të më thoni gjë për votën. Si ta mendoni. Këtu kam ardhur të shoh problemet. Kanalizimet e Durrësit janë që nga stacioni i parë e deri tek i fundit pa investim dhe nuk janë pastruar”, tha Duma. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit