“Në fillim të këtij viti, kompania e themeluar nga Beqaj ka marrë 320 milionë lekë (të vjetra) për një shërbim për Ministrinë e Jashtme. Pra Beqaj, kampioni i korrupsionit në shëndetësi, ka shtrirë dorën dhe nga godina përballë e Ministrisë së Jashtme. Fastech, është thjeshtë një mbulesë për paratë që merr kompania e Beqajt. E kanë rregulluar që të futen si bashkim operatorësh, ose që ti marrë Fastech, pastaj librat e shitjes tregojnë se punët i bën Intech, pra paratë në fund i merr Beqaj”, deklaroi Grida Duma, sekretare e Marrëdhënieve me Publikun në PD.
“Duhet të kujtojmë këtu se për vitin 2015, Intech i Beqës, mori 11 miliardë e 257 milionë lekë nga lekët e shqiptarëve”, shtoi Duma.
Faksimile e kontratës së tenderit, prezantuar nga Grida Duma
Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)