Kandidatja demokrate për Bashkinë e Durrësit zhvilloi një bashkëbisedon me biznesin e vogël mbi modelin e ri ekonomik të qytetit, duke nisur nga ulja në minimum të taksave vendore, uljen e taksës së pasurisë, nisjen e një marrëdhënie të re për të hapur më shumë vende pune dhe ngritjen e një Senat më përfaqësues të grupeve të interesit.
Duma ndau me përfaqësuesiti e biznesit nevojën për një bashkëpunim të ri mes bashkisë dhe sipërmarrjes private për të rritur vendet e punës.
Përsa i përket shqetësimit të të pranishmëve, të cilët u shprehën taksat që paguajnë janë shumë të larta, Duma ju përgjigj se taksat do të ulen në kufirin maksimal ndërsa për taksën e pasurisë që durrësakët e kanë më të lartën në vend do ulët në minimumin që e lejon ligji.
“Taksa 400 lekë për pasurinë, përkundrejt 200 lekë që e ka Tirana është një nonsens që nuk e di si ka mbijetuar deri tani pa e kundërshtuar ju. Tirana e ka 200 lekë referencialen dhe vlerën e ka më të madhe përsa i përket zhvillimit industrial dhe urbanizimit. Unë mendoj që duhet, ndoshta, të vendoset më pak se 200 lekë. Ky është premtimi im i parë. Unë besoj shumë më tepër tek taksat e ulëta dhe tek vendosja e rregullat e lojës. Taksat vendore do i zbresim në kufirin minimal dhe do fillojmë të bashkëpunojmë në terma të tjerë”, tha Duma.
Kandidatja e djathtë u shpreh se bashkëpunimi me biznesit do të jetë prioritet duke pasur si synim hapjen e vendeve të punës.
“Kollona parësore e projektit tonë për bashkinë e Durrësit që është punësimi, në fakt do bjerë mbi shpatullat tuaja. Kontrata e pastër që siguron sipërmarrja privare është; eja me mua, të fitosh ti, të fitoj dhe unë. Ndonëse njerëzit sot pyesin me skepticizëm se ku do hapen këto vende pune, u them në bashkëpunim me biznesin. E vetmja gjë që bën bashkia në këtë rast është të hapë rrugën. Modeli i parë i zhvillimi është ulja e taksave”, u shpreh Duma.
Ajo propozoi edhe ngritjen e Senatit të Durrësit, një këshill konsultativ ku do të marrin pjesë të gjitha grupet e interest e do të jenë pjesë e vendimarrjes për çdo vendim të rëndësishëm në qytet.“Propozoj krijimin e Senatit të Bashkisë së Durrësit me grupet e interesit të cilat që do të marrin pjesë në planifikimin e madh. Disa nga përfaqësuesit tuaj për të cilët ju do bini në konsensus të jenë në tavolinën e marrjes së vendimeve.”, tha Duma.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO