Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, ka bërë ironi me kryeministrin Rama, i cili dje njoftoi për rivendosjen e 'Kërpudhës' në oborrin e kryeministrisë.

Më herët ajo ishte dëmtuar nga protestat e opozitës, ose nga ata 'që protestonin me molotof' sipas Ramës. Ndërkohë Grida thotë se në një kohë kur vendi përballet me shumë peripeci si pandeminë, tërmetin apo rrënimin ekonomik, qeveria merret me hobet personale.

"Në kohë pandemie, tërmeti, rrënimi ekonomik, pamundësisë për të mbijetuar duke emigruar, qeveria i kthen shpinën çdo problemi dhe merret me hobet personale!"-shkruan Duma.