Duma me invalidët: Strehimi juaj 
me prioritet, shtëpi kush ka nevojë

Duma me invalidët: Strehimi juaj <br />me prioritet, shtëpi kush ka nevojë
DURRES - Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me anëtarët e shoqatës së invalidëve në qytet të cilët kërkuan vëmendjen nga bashkia duke thënë theksin tek strehimi.

Zonja Duma tha se do të ketë drejtësi me strehimin nga Bashkia dhe çdo shtëpi do ti takojë atij që ka nevojë.

Problemet me strehimin janë me disa nivele në qytet. Ju do të ndjeni drejtësi dhe do të trajtoheni me prioritet dhe shtëpia do ti shkojë atij që ka nevojë.

Unë mendoj se bashkë do ta kthejmë këtë qytet edhe në nder të memories tuaj, edhe në nder të atyre vlerave që kurrsesi nuk duhet të zhduken”
, tha Duma.

Po ashtu Grida Duma ka takuar edhe banorët e Rashbullit me të cilët ka bashkëbiseduar për punësimin dhe për mungesen e transportit publik.

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma takoi banorët e Rashbullit dhe bashkëbisedoi me ta për problemet e tyre të përditshme nga varfëria dhe mungesa e punësimit tek mungesa e transportit publik. Znj Duma tha se hapja e vendeve të punës do të jetë prioriteti i saj për të zgjidhur mjaft probleme sociale në gjithë bashkinë e re të Durrësit.

Punësimi është problem në të gjithë rajonin dhe pllajën e Durrësit. Në fakt është gangrena dhe thembra e Akilit për zgjidhjen e shumë probleme. Motivimi i punësimit do jetë numër një. Do të gjejmë të gjitha mënyrat, në bashkëpunim me biznesin”, tha Duma.

Banorët e zonës u ankuan për rrugën dhe për mungesën e transportit. Kandidatja e djathtë u shpreh se ajo nuk do të lejojë që banorët e këtyre zonave të ndihen në izoluar ndërsa vuri theksin në një sistem transporti efikas për lidhjen e rrethinave me qytetin, me stacione të shpeshta dhe orare më të favorshme.

Fshati është shumë i bukur. Natyrën e keni bërë më të bukur me duart tuaja. Në diskutimin me zonjat thamë që këtu nuk do mendojmë për përmbytjet se nuk përmbytet njeri. Rruga duhet bërë. Po më thonë se edhe transport publik me autobuz nuk ka dhe duhet të zbrisni deri tek Plepat. Është emergjencë çështja e transportit publik”, u shpreh Duma.

Pjesë e bashkëbisedimit me banorët ishte edhe deputeti Argon Duka i cili kërkoi bashkimin e gjithë qytetarëve për të kthyer shpresën në bashkinë e Durrësit.

Kundërshtari i vetë politik i ka dhënë provat që është lidhur me një grup njerëzish dhe i gjithë qyteti i Durrësit e sheh Vangjushin të bllokuar me rrethin e vetë shoqëror, që s’’janë nuk janë as socialist dhe as demokratë por janë dakistë. Kështu që të shtrengohemi të gjithë kështu siç jemi dhe të japim votën për të mirën e kalamanjve tanë dhe të fitojmë”, tha Duka. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve