Duma me qytetarët durrsakë:
Mos u shisni për një thes miell

Duma me qytetarët durrsakë:<br />Mos u shisni për një thes miell
DURRËS - Kandidatja demokrate Grida Duma ka vijuar bashkëbisedimet me banorë të lagjeve të ndryshme të qytetit për të hapur një faqe të re për Durrësin. Duke u njohur me shqetësimet e tyre që lidhen me papunësinë dhe mungesën e infrastrukturës, Duma i ftoi banorët e Durrësit të mos shiten për një thes miell por me 21 qershor të votojnë për të ardhmen e tyre.
 
“Ky popull thotë gjithë ditën që do e çojë votën djathtas por kush shkon të votojë i prishet mendja për një thes miell”, tha një qytetar tjetër. Zonja Duma u shpreh e bindur se qytetarët durrsakë në katër anët e bashkisë së re e kanë kuptuar rëndësinë e votës dhe nuk kanë për të shitur shansin për një projekt ndryshe. “Unë besoj se njerëzit e kanë kuptuar që ai thesi i mjellit nuk u ndryshon më asgjë”, tha Duma.
 
Kandidatja demokrate për bashkinë e Durrësit, Grida Duma ka vijuar takimet me banorë të shumtë në lagje të ndryshme të qytetit ku është njohur me shqetësimet që ato kanë për ekonomitë e familjeve të tyre. Papunësia është shqetësimi më kryesor I tyre, ndërsa Duma i ftoi ata që të mos gënjehen nga propaganda port ë votojnë për të ardhmen familjeve të tyre.

“Nuk është vështirë një shkollë më shumë për një komunitet të madh si ju këtu sepse është kjo zona këtu që jep dyfishin e të ardhurave se një zonë tjetër. Unë e di që kjo është sakrificë e madhe. Ajo që duhet të bëhet është shkollë brenda standardeve dhe nuk është as e shtrenjtë  dhe as e pamundur. Duhet vetëm ta ndjesh brenda vetës. Unë jam nënë, jam pedagoge dhe e di shumë mirë një gjë të parë”-tha Duma. 

Në lagjet e qytetit pranë plazhit dhe në afërsi të Shkozetit, kandidatja Duma u njoh me vështirësitë e banorëve dhe lënien në harresë nga bashkia.
Prej disa ditësh kandidatja demokrate vijon takimet me banorë të Durrësit duke u njohur me shqetësimet e tyre por edhe duke marrë angazhimin për përmirësimin e jetesës së tyre.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos