Duma me të rinjtë: Duhet vizion
për të ndryshuar qytetin tonë 

Duma me të rinjtë: Duhet vizion<br />për të ndryshuar qytetin tonë 
DURRES - Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me të rinjtë tek Amfiteatri i qytetit ku ndau me ta shpresën dhe modelin për ti dhënë frymëmarrje këtij qyteti. Duma dëgjoi disa prej shqetësimeve të të rinjve, duke theksuar se ajo ndodhet aty vetëm falë tyre. 

Mezi pres ditën kur të ndjej që ritmi i jetës tuaj do ti japë frymëmarrje këtij qyteti”, tha Duma. 

Në takimin me të rinjtë Duma u ka thënë se program i saj do ti japë prioritet rinisë dhe së bashku me ta do ta kthejnë Durrësin në një qytet model, pasi problemi jo gjithmonë është cështje parash, por edhe mendësie. 

"Sikur të kishim të gjitha mundësitë do të ishte e thjeshtë. Nuk i kemi të gjitha mundësitë dhe do të gjykohemi nga mënyra se si do ti shfrytëzojmë ato që kemi. Atëhere, nëse ne kemi pak kemi vetëm një vizion. Kemi një rrugë për të bërë por nuk del për një kilometër’, por për 500 metra. Çfarë do bëjmë?! Do bëjmë një gjysëm rrugë apo me të njëjtat para do bëjmë një park dhe pak gjelbërim. Thonë se ska ngelur vend për të gjelbëruar qytetin sepse diku pllakë, diku beton, diku zhavor e diku shesh ndërtimi í lënë përgjyshëm dhe duket sikur po i paguajmë taksat  për kallamishtat e kënesës si taksë gjelbërimi. Por përtej kësaj çështje ka kaq shumë mënyra për të risjellë gjelbërimin," - tha Duma.

Duma ka prekur edhe cështjen e hapësirave sportive dhe të gjelbërat publike, qendrat komunitare dhe rikonstruksioni i bibliotekës duke thënë se:
"Unë nuk besoj shumë më tepër tek filozofitë e mëdha apo teoritë e mëdha se sa tek jeta e përditshme. Uën mendoj se jeta e përditshme është më e rëndësishme se gjërat e mëdha. Dhe unë kam vetëm një qendrim për ato parqe e lodra që duhen hapur. Sikur të ishin të fëmijës tim. Kaq."

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Karrigedjegurit

Mero Baze: Karrigedjegurit