Duma në Torovicë të Lezhës:
Ja në ç'kushte jetojnë banorët

Duma në Torovicë të Lezhës:<br />Ja në ç'kushte jetojnë banorët
Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma është takuar këtë të dielë me banorët e Torovicës së Lezhës për të denoncuar problemet me të cilat përballen mbi 5 mijë banorë të kësaj zone.

"Të vjen keq që njerëzit thonë të jetë së paku si në vitet '90 me një rrugë, me një ujësjellës, me një shkollë dhe jo me mijëra hektarë të mbjella me punë krahu, djerse dhe gjaku e që nuk bëhet fjalë për bujqësi me subvencione, impute e naftë pa akcizë sepse këto nuk njihen këto. Më e keqja është që këta qytetarë as që i pretendojnë më këto. Pretendojnë për ujin e pijshëm se shkojnë ne Lezhë me bidona dhe paguajnë transportin. Një problem i madh janë edhe dritat. Njëri tha se nga problemet e higjienës i kanë nxjerrë fëmijët nga spitali ndërkohë që qendra shëndetësore këtu në Torovicë nuk ekziston. Kanë vuajtur për një mjek dhe një infermiere dhe nuk mund të bëhet fjalë për urgjencë”, tha Duma.

grida

Ajo tha se decentralizimi i pushtetit vendor, ishte vetëm reklamë për të ndarë territoret politikisht, por jo financiarisht.

“Është bërë një reklamë e madhe që do ketë decentralizim të pushtetit vendor por në fakt nuk po ndodh nga pikëpamja financiare. U bë reklama vetëm për të ndarë territoret politikisht por kur vjen puna tek financat, buxheti dhe tek ajo që njerëzit prekin nuk bëhet fjalë që kryetarët e bashkive të kenë atë akses që duhet të kishin sepse edhe territoret i kanë shumë më të mëdha, "u shpreh Sekretarja e PD. 

Banorët i shprehën Sekretares Duma shqetësimet e tyre për mungesën e investimeve dhe në veçanti të menaxhimit të përmbytjes pasi ende sot ka hetarë të shumtë toke nën ujë. Ata kërkuan ngritjen e shqetësimeve të tyre për të dalë nga varfëria e skajshme pasi mbi 40 familje kanë lënë fshatin për të kërkuar azil si të vetmen shpresë.

“Jemi të përmbytur dhe kërkojmë të paktën të pastrojnë kanalet. Të paktën të bëjnë këtë gjë. Jemi akoma të përmbytur. Jetojmë vetëm me pensionin e mamasë dhe jemi 6 veta në shtëpi. Ka ardhur edhe kryeministri këtu por sot nuk i bie ndërmend të vijë më këtu. Të na shohë tani mirë.  Nuk e kanë mbajtur asnjë premtim. Rrena. As për rrugën, as për kanalizime dhe kanë sjellë dy eskavatorë për vota. Kanalizimet nuk i kanë. Ujësllellës nuk kemi. Kanë bërë vetëm shkollën fillore por edhe aty kanë vjedhur. Janë 40 familje që kanë ikur prej këtu dhe kanë ikur prej këtu. Nuk ka asnjë mundësi tani sepse edhe azilin e kanë mbylllur”, u shpreh një prej kryefamiljarëve.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot