DURRËS - Zona e Rrashbullit ka qenë ndalesa e radhës e kandidates së Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma, ku u njoh nga afër me problemet e banorëve të kësaj zone.
“Kemi bindje socialiste. Nuk po bëjnë asnjë lloj ndryshimi dhe papunësia është në rritje. Çmimet janë të larta dhe energjia është në stratosferë”, i tha kandidates një banor.
“Nuk ke për tu zhgënjyer nga besimi që do më japësh”, tha Duma.
Zonja Duma garantoi banorët e kësaj zonë se kërkesat e tyre nuk do bien në vesh të shurdhër , ndërsa premtoi se investimet bashkisë nuk do të mungojnë në këtë zonë.
“Puna është e para. Do gjejmë të gjitha mënyrat të rrisim punësimin. Po të zbresim papunësinë kemi arritur të bëjmë misionin e parë”, u shpreh Duma.
Kandidatja tha se punësimi është prioriteti saj dhe se bashkia do të gjejë të gjitha mënyrat që të zbusë kushtet e vështira të jetesës.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO