Duma: OSHEE i merr me qera
një godinë deputetit Rakip Suli

Duma: OSHEE i merr me qera<br />një godinë deputetit Rakip Suli
Grida Duma, nga foltorja e Partisë Demokratike ka denoncuar aferat publike të qeverisë, ku kësaj here ka atakuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elketrike, i cili sipas saj i ka dhënë tender deputetit socialist, Rakip Suli.

Sipas Dumës, OSHEE i ka marë me qera një godinë Sulit, në autostradë, gjoja për ta shfrytëzuar për hapje zyrash.

Ajo tha se ky tender, vjen pas atyre që Rama i ka dhënë Carapulit, Sadri Abazit, Safet Gjicit dhe Pjerin Ndreut prej të cilit deputeti i Ramës do të shpërblehet me trefishin e vlerës për marrjen edhe të dy kateve të tjera të godinës.

Sipas Dumës, ky që po bën Rama nuk është shtet ligjor, por shtet të korruptuar, kriminal, ngrehinë të kthyer në biznes, ku marrin çdo dite miliona për veten e tyre.

Duma tha se,ky shtet duhet larguar sa më parë, pasi ai zhvat pasurinë publike. Revolta po rritet çdo ditë e më shumë dhe se shqiptarët do t’a shporrin këtë hajdut.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit

Zgjedhjet në SHBA, mbyllen qendrat e para të votimit