Duma për hapjen e shkollave: Asnjë plan për mbrojtjen e fëmijëve dhe mësuesve, qeveria nuk drejtohet me sondazhe

Partia Demokratike nëpërmjet ish-deputetes Grida Dume ka bërë akuza për vendimin e qeverisë për rihapjen e shkollave me datë 14 shtator, duke thënë se për këtë nuk është marrë asnjë masë.

Sipas Dumës qeveria ka marrë këtë vendim pa publikuar asnjë protokoll sigurie që ruan jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve. Më tej ish-deputetja thotë se qeveria nuk drejtohet me sondazhe (shtysa që mori për hapjen e shkollave), ndërsa ngre disa pikëpytje që lënë të kuptohet për një papërgjeshmëri të qeverisë.

Deklarata e Grida Dumës

Kur kanë mbetur vetëm 3 javë nga nisja e vitit të ri shkollor,  qeveria nuk ka marrë asnjë masë, nuk ka publikuar asnjë udhëzim dhe asnjë protokoll sigurie që ruajnë jetën dhe shëndetin e fëmijëve dhe mësuesve.

Edhe shpalljen e vendimit për rihapjen e shkollave e bënë nën presionin e drejtë të Partisë Demokratike.

Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan.

Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.

Sot qeveria nuk deklaron asnjë plan masash, sepse nuk e ka!  Pikërisht sepse nuk ka një plan apo strategji, ka gjetur mënyrën keqdashëse ta hedhë përgjegjësinë tek prindërit duke spekuluar që gjoja “po bën atë që deshën shqiptarët”, sepse “kështu doli sondazhi”.

Qeveritë nuk qeverisin me sondazhe dhe sondazhet nuk janë vendime qeverie. Nëse do të ishte kështu, bënin mirë të kryenin një sondazh mbi çfarë donin shqiptarët në kohën e karantinës; apo çfarë donin shqiptarët, kur mbyllja pa plan u shkatërroi ekonominë dhe punën.

Për më shumë, qeveria ka vendosur pikërisht të kundërtën e asaj që duan shqiptarët.  Shqiptarët në çdo sondazh zgjedhin të arsimojmë fëmijët në kushte sigurie jete. Shqiptarët në çdo sondazh vënë shëndetin dhe jetën si prioritet themelor.

Pikërisht për këtë qeveria duhet të na thotë qartë dhe me përgjegjësi të plotë:

- Çfarë ka ndryshuar në kapacitetet dhe  pregatitjet për mbrojtjen nga infektimi nga  koha kur shkollat u mbyllën, ndërsa kishte vetëm 5-15 të infektuar në ditë. 

-Çfarë kapacitetesh më të specializuara ka sot qeveria  kur deklarohen edhe 150 të infektuar në ditë?

Problemet që nuk kanë marrë një zgjidhje dhe që ndikojnë negativisht në sigurinë shëndetësore në shkolla janë disa.

•          Shumë shkolla në Tiranë dhe Durrës, edhe para pandemisë, bënin mësimin me turne. Tani nuk dihet se me çfarë kapaciteti do të punojnë. Qeveria nuk ka akoma një përgjigje.

•          Qeveria nuk ka zgjidhur akoma çështjen e nxënësve dhe mësuesve të shkollave të shembura nga tërmeti i Nëntorit të kaluar.

•          Për shkak të mungesës së një plani, qeveria nuk ka përgjigje për programin 6 orësh mësimor. Çfarë do të bëhet me të? I alteruar mes mësimit në klasë dhe online, ngarkesa shkon edhe 12 orë.

•          Qeveria nuk thotë se çfarë do të bëhet me oraret e mësimit, në mënyrë që prindërit të gjejnë një mundësi për përshtatjen e orareve të tyre.

•          Shkollat nuk janë pastruar dhe higjenizuar.

Vetëm tre javë nga fillimi i mësimit dhe për asnjë nga këto probleme të mëdha nuk ka asnjë strategji të qartë përballimi.

Qeveria duhet të jetë e qartë që fëmijët në shkolla dhe siguria e tyre janë përgjegjësi e saj prioritare, shumë më tepër se çdo pjesë tjetër e popullatës.

Fëmijët e shqiptarëve mund të nisin jetën shkollore vetëm pasi të qartësohen plotësisht për mënyrën dhe masat e plota të ruajtjes së standardeve të distancës, higjenës, sjelljes mbrojtëse, në të gjithë ambjentin shkollor.

Vendimi i derisotëm për hapjen e shkollave është një vendim “ngelës”, i papregatitur, i cili  në mungesë të njohjes dhe llogaritjes së kapaciteteve, kohës, organizimit të të gjitha mjeteve, rrezikon shëndetin e fëmijëve së pari dhe gjithë zinxhirit të mëtejshëm pas tyre.

Partia Demokratike kërkon informimin dhe transparencën e plotë të shqiptarëve  mbi hapat, mjetet dhe mundësitë e përllogaritura për të nisur një vit shkollor që i shërben arsimimit dhe forcimit dhe jo rrezikut të shëndetit dhe jetës.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tironci: 20/08/2020 14:38

    Prit i çik sate hapen shkollat dhe te shohish programin pastaj te dalish te lehish oj pi**q*r*.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik

Samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidenti i Këshillit Europian: Zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor, investimi më i madh gjeopolotik