Duma: Reforma në drejtësi mos
të jetë gjyq për miqtë dhe armiqtë

Sekretarja për marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma vlerëson se opozita e kryesuar nga PD, nuk mund të jetë në Parlament për të ngritur apo jo kartonët përballë maxhorancës së 1 prillit, pasi e ka për detyrë të bëjë deri në fund, aksionin e vet politik.
 
Kjo deklaratë, ka qenë pas interesit të Report TV, lidhur me reformën në drejtësi që ka prekur klasën e sotme politike.
 
Sipas Dumës, kjo reformë, kurrësesi, nuk duhet të shndërrohet dhe të jetë në gjyq për miqtë dhe armiqtë pasi sipas saj, në fund të ditës nëse shkojmë, po aty nuk kemi ecur as dy hapa para.
 
Për zonjën Duma, kjo është një betejë politike që nuk mund të diskutohet në fundjavë pushimi si kjo e sotmja.
 
Duma, ka qenë në Gjirokastër për të prekur nga afër problematikat e shumta që ka ky qytet sidomos në atë të rrënimit ekonomik të bizneseve dhe abandonimin e vlerave të patjetërsueshme muzeale.
 
Me këtë rast, Duma ka vizituar edhe rrënojat nga ajo cfarë ka ngelur nga banesa e disidentes Musine Kokalarit pas djegies së një viti më parë nga një zjarr aksidental.
 
Sipas Dumës, Bashkia, duhet të vërë dorë në ringritjen e kësaj banese të pozicionuar në zonën historike të qytetit.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Durrës, 47 vjeçari bie aksidentalisht nga ballkoni dhe humb jetën